Rivali i Erdoganit: Po fitova zgjedhjet, “do e zbus” me BE-në dhe NATO-n

by admin
Spread the love

Turqia përgatitet të dielën për zgjedhjet presidenciale dhe ato të përgjithshme, e këtë radhë, sondazhet e opinionit nuk e favorizojnë shumë Rexhep Tajip Erdoganin që kërkon një mandate të dytë në krye të shtetit.

Në fakt, ato tregojnë se lideri i pa sfiduar deri më tani i Turqisë, mund edhe ta humbasë pushtetin. Anketimet e fundit tregojnë se rivali i tij i madh, Kemal Kilicdaroglu ka një epërsi të lehtë përpara votimeve të 14 majit, pavarësisht se shumë opinionistë parashikojnë se te dy ata mund të dalin dhe kokë më kokë para përballjes në një balotazh në 28 maj.

Asnjëri nga kandidatët nuk e ka vendosur politikën e jashtme në qendër të fushatës së vet, por çështjet e sigurisë kombëtare janë të vështira për t`u shmangur. Dallimet mes tyre mund të kenë pasoja edhe për politikëbërësit në Perëndim.

Një nga gjërat që ka premtuar Kilicdaroglu, është rikthimi i Turqisë në shinat e përpjekjeve për anëtarësim të vendit në Bashkimin Europian. Ai është zotuar po kështu të respektojë vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, çka do të nënkuptonte lirimin e menjëhershëm të dy disidentëve të njohur për të cilët gjykatat kanë dalë tashmë në përfundimin se janë të burgosur politikë.

Këshilltari i lartë i kreut opozitar po kështu është shprehur se nëse zgjidhjet president, ai do të heqë dorë nga kundërshtimi i Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.  Sipas zyrtarit, Kilicdaroglu do t`i japë prioritet dialogut dhe një qasjeje më të butë që shmang ndërhyrjen në zgjedhjen e problemeve rajonale, një largim i mprehtë ky nga tonet luftarake të Erdoganit në Lindjen e Mesme.


Top Channel

You may also like