Rinia Demokratike e Kosovës hap zgjedhjet e brendshme

by admin
Spread the love

Në Prishtinë është
mbajtur konventa e hapjes së zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës,
raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Rinisë Demokratike, Donjet Bislimi, tha se nga rinia demokratike sot në Kosovë ka deputetë, drejtorë e asamblistë, që sipas tij kjo rini është shkolla më e mirë në vend.

Bisilimi tha se sot në këtë konventë janë duke hapur zgjedhjet e brendshme të rinisë, ai u bëri thirrje të tjerëve që të bashkohen në këtë parti siç tha ai në partinë e Hashim Thaqit e Kadri Veselit.

“Në secilin aktivitet ishim bashkë. 4 vjet intensiveve në zgjedhje. Ne arritëm të dëshmojmë vlera tona. Ne sot nga rinia demokratike kemi deputet, drejtorë të drejtorive komunale, kemi shumë asamblist. Rinia demokratike është shkolla më e mirë në vend. E donë shtetin, punon për shtetin”

“Për të siguruar që dyert e rinisë do mbesin të hapura në këtë atmosferë përmes kësaj konvente hapim zgjedhjet e brendshme të rinisë. Ju lus që në zgjedhjet e rinisë të japim maksimumin tonë e të dalim faqe bardhë. Rinia ishte adresa jonë e parë që na mundësoi rrugëtimin për kontributin për parti e shtet. Të vazhdojmë të jemi shpresë për qytetar. Duhet të fokusohemi te e ardhmja e përbashkët. Rini duhet të rritet e forcohet. Fitorja po vjen. Hajdeni të punojmë për vendin tonë. Ku më mirë se të partia e Hashim Thaqit e Kadri Veselit. Partia sot shënon 23 vjetorin plot suksese” tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se themelimi i PDK-së ishte moment i rëndësishëm për Kosovën, duke shtuar se PDK-ja sot shënon 23 vjetorin e themelimit.

“23 vjet më parë ishin shumë të rinj përmes UCK vazhduan duke ndërtuar alternativën për një Kosovë të pavarur. Themelimi i PDK-së ishte moment i rëndësishëm për Kosovën. Pa PDK-në nuk do të ishte zhvilluar ashtu siç është zhvilluar. Kjo është trashëgimia, çlirimi, pavarësia e ndërtimi. Ata ishin Hashim Thaqi e Kadri Veseli ku fuqia e rinisë prej tyre është parë në vepër” tha ai.

I pari i kësaj partie tha se është rritur dhe ndërtuar politikisht në PDK, ai po ashtu u bëri thirrje rinisë që të angazhohen në këtë parti.

“Në këtë 23 vjetor nuk mund të mos e përmendim edhe ngritjen e mirëqenies qytetare. Si i rini mu dha hapësira me qenë pjesë e vendimmarrjes. Ishte PDK që më hapi rrugën. Jam rritur e ndërtuar politikisht brenda PDK. 23 vjet nuk kanë qenë të lehta. Misioni PDK tani më shumë se kurrë shtrohet nevoja për epokë të zhvillimit. Kjo rruge kërkon përkushtim. Rinia i ka këto potenciale e ne do të kujdesemi që PDK-ja të jetë adresa e tyre. Nga këtu nis procesi i zgjedhjeve. Kosova ka nevojë për ju dhe ju i duheni asaj. Ju ftoj të angazhoheni në PDK duke filluar nga ky proces zgjedhor që po e hapim tani” tha Krasniqi.

You may also like