Renato Sanchez për dëmtimet e tij: Ndoshta më kanë mallkuar

by admin
Spread the love

Renato Sanchez u transferua këtë verë në Itali nga Paris Saint-Germain ku nisi aventurën me Romën.

Mirëpo, ashtu si përgjatë sezoneve të fundit, edhe në Serie A, portugezin e përndjekin problemet fizike me 26-vjeçarin që është aktivizuar në vetëm shtatë ndeshje me italianët (në vetëm dy raste si titullar) që drejtohen nga Jose Mourinho.

Në një intervistë të fundit, Sanchez e shpreh hapur trishtimin në lidhje me dëmtimet që nuk e lejojnë të shprehë potencialin në fushë, duke theksuar se ndonjëherë mendon se i kanë bërë magji.

“Nuk e di çfarë po më ndodh, ndoshta më ka mallkuar dikush”, u shpreh Sanchez./h.ll/abcnews.al

You may also like