Refuzojnë ofertën e klubit të Premier League-s

by admin
Spread the love

Armando Broja është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato.

Sulmuesi shqiptar është përfolur për një largim të mundshëm nga “Stamford Bridge”, duke qenë se paraqitjet e tij që pas kthimit nga lëndimi i gjatë nuk kanë qenë në lartësinë e Chelsea-t. Por duket se e ardhmja e tij do të jetë sërish në radhët e bluve të Londrës.

Pochettino dha sinjalet e para, teksa pak ditë më parë shpalosi hapur besimin e tij te Broja. Madje, guxoi sa ta krahasonte situatën e tij me atë të Harry Kane-t dikur.

Ndërkohë, sot Simon Philips ka bërë me dije se Chelsea ka refuzuar ofertën e Fulham-it.

Këta të fundit kanë paraqitur ofertë kontrete për transferimin e Armando Brojës, por përgjigja e klubit londinez tregon se e ardhmja e tij pritet të jetë ende në “Stamford Bridge”.

You may also like