Rashford, objektivi i PSG-së për ta zëvendësuar Mbappen

by admin
Spread the love

Paris Saint-Germain ka përfshirë Marcus Rashford në një listë të ngushtë të zëvendësuesve të mundshëm për Kylian Mbappé.

Sulmuesi francez javën e kaluar informoi kampionët francezë për vendimin e tij për t’u larguar këtë verë.

Rashford, 26 vjeç, ka qenë prej kohësh i admiruar nga këshilltari i futbollit i PSG-së, Luís Campos, i cili është ngarkuar të shpenzojë 200 milionë euro në vit për të ndërtuar një ekip kompetitiv.

Marcus Rashford nuk po arrin ta gjejë veten te Manchester United dhe lehtësisht mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar të verës.

Paris Saint-Germain do ta humb ndoshta lojtarin më të mirë ndonjëherë në verë dhe atë falas dhe do të mendojë seriozisht për forcimin e ekipit për të arritur një objektiv të kahmotshëm, triumfin në Ligën e Kampionëve.

You may also like