Rashani e Sahiti shkojnë me gola te Kosova, sinjal për Giresse edhe Celina

by admin
Spread the love

Elbasan Rashani dhe Ermir Sahiti do të shkojnë të karikuar në grumbullimin me Kosovën, pasi kanë shënuar në ndeshjen e sotme. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Bersant Celina në Angli, i cili për momentin e ka humbur vendin në përfaqësuesen dardane.

Rashani ka shënuar për Clermont në duelin e humbur me rezultatin 3-1, ndaj Lens. Sulmuesi anësor e çoi topin në rrjetë në minutën e nëntë, ndërsa më pas skuadra e tij pësoi tre gola dhe u mposht. Për Rashanin ky ishte goli i shtatë në Ligue 1.

Emir Sahiti kishte një derbi me Mersinajn dhe Tucin sot. Hajduk Split triumfoi 4-0 kundër Lokomotiva Zagreb dhe sulmuesi që ka luajtur për Shqipërinë dhe tani është pjesë e Kosovës, realizoi golin e fundit. Për të është goli i katërt këtë sezon në kampionatin kroat.

Bersant Celina është rikthyer te goli në League One në Angli. Mesfushori i Ipsich Town realizoi në minutën e 70-të për ekipin e tij, që në minutën e pestë shtesë pësoi gol nga Oxford Utd dhe pa t’i iknin dy pikë nga duart. Për Celinën ky është goli i gjashtë në kampionat këtë sezon. / oversport.tv

Foto: HNK Hajduk Split, Facebook

You may also like