Ramadani, me heroin në fanellë: Arritje e madhe, kurrë nuk jam ndier kështu

by admin
Spread the love

Ylber Ramadani u shfaq pas ndeshjes me bluzën me foton e Adem Jasharit, simbolit të shqiptarëve.

“Në këtë bluzë kam luftëtarin që ka luftuar. Ia dolëm e bëmë të lumtur të gjithë shqiptarët. Ishim nervozë para ndeshjes. Pas ndeshjeve kurrë nuk jam ndier kështu, arritje e madhe.”

Sekreti i suksesit? “Harmonia në grup, jemi të bashkuar, është fantastike. Jemi të bashkuar, në çdo cep të fushës e mbështetim njëri-tjetrin. Grupi është fantastik, shpresoj të vazhdojmë kështu”.

Momenti i artë personal? “Edhe te Leçe po shijoj çdo ndeshje, kjo e sotmja më ka bërë të ndihem shumë mirë, kemi bërë krenarë familjen, të gjithë shqiptarët. Edhe gocën time.”


Top Channel

You may also like