Ramadani: Barazimi ndoshta është rezultat real

by admin
Spread the love

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani e ka vlerësuar pikën e fituar ndaj Gjilanit.

Ai ka thënë se skuadra e tij ka mundur të fitoi, por në fund mori pikën me shumë mund.

“Golat, dyluftimet, kartonat janë pjesë e derbit. Lëshuam dy pikë me të nisur ndeshja.

Kaluam në avantazh. Jo që nuk na rrezikoi Gjilani, por golin e parë e shënuam ne.

Te goli i dytë na ra përqendrimi, por nuk është e lehtë të luash tri ndeshje rresht shumë të vështira, në fusha të vështira.

E menaxhuam mirë rezultatin pasi mbetëm me një lojtar më pak në fushë. Barazimi ndoshta është rezultat real.

Kur nuk fiton, është mirë mos ta humbësh ndeshjen. Këtë sot e arritëm me shumë mund, shumë sakrificë”, ka theksuar Ramadani.

You may also like