Rama i përgjigjet opozitës: Flisni pa kuptim, ja sa energji prodhon Shqipëria

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama me anë të një dalje në një konferencë për shtyp ku prezantoi edhe pakën antikrizë iu është përgjigjur akuzave të opozitës sa i tako fitimeve të Shqipërisë nga shitja e energjisë elektrike.

Rama u shpreh se këto para përdoreshin për shpenzime të tjera të vendit. Ndërsa theksoi se Shqipëria edhe në vitin më të mirë, nuk kishte arritur të prodhonte as energjinë për ta konsumuar vetë prandaj duhet ta importonte me çmimin e tregut.

Rama: Nëse kjo qeveri e poshtër nuk do përdorte lekët që shet energjinë për gjëra të tjera duhet të kuptojnë se flasin për dicka të pakuptimtë. Shqipëria edhe në vitin më të mirë sa i përket reshjeve që nuk po vjen prej 4 vitesh, nuk e prodhon dot të gjithë energjinë që i duhet për vete. Edhe kur hidrocentralet janë plot, jo më kur bien nga kuotat. Në vitin më të mirë duhet të dalë në treg dhe importon dhe prandaj paguan me çmimet marramendëse të tregut, ky është fakt jo opinion. Transformimi i Shqipërisë në një vend të eksportimit neto të energjisë, është synimi ynë dhe kjo do ndodhë brenda 2030. Por aktualisht jemi tërësisht të varur nga tregu. Të gjithë atyre që bëjnë llogari, u them se në totalin e vetë, çfarë u tregova sot është një mbështetje financiare në kohë krize afro gjysmë miliardi.

You may also like