“Rama i kërkoi SPAK, të më fusë në burg”, Berisha: Qeveria rritjen e çmimeve përpiqet ta fshehë me dengjet e kashtës

by admin
Spread the love

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të premte në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën e rritjes së çmimeve në vendin tonë.

Berisha është shprehur se qeveritarët përpiqen që të fshehin realitetin përmes dengjeve të kashtës.

Ndër të tjera në fjalën e tij Berisha sulmoi Kongresi i PS, që sipas tij ngjante me një mafie shteterore.

“Qeveritarët që prisnin që të dëgjonin nga kreu i qeverisë për dhimbjet e mëdha që krijojnë rritjet e çmimeve siç është ai i kafshatës së gojës, i shumëfishimit të vajit, të sheqerit, orizit, rritja e çmimit të naftës. I diktuar nga spekulacionet dhe lidhja e spekulantëve me qeverinë nuk morën asnjë përgjigje nga këto. Ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin.

Kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, dhe u përgjëruan dhe rrahën gjoksin për fshatarët apo për të tjerët por e vërteta është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për dhimbjet e përditshme të qytetarëve i informoi ata se narko shteti ka vendosur që të ligjërojë produktet e krimit të tij të shëmtuar.

Ka vendosur ligjërimin e kanabisit, me anketën kombëtare, për të thënë se shqiptarët janë dakord, kjo është praktikë e shkatërrimit kombëtar. Gjithçka në kuvend kudo që që të mbulojë me retorikë dhe me dengje kashte dhe të tjerë të mbulojë flakët e inceneratorëve, aferën që nga Rama dhe vartësit e Allqi Bllakos dalin si organizatë kriminale që do të vidhnin kushedi sa miliona vetëm në një aferë ’, ka thënë Berisha.

Ish kreu i PD-së Berisha ka folur edhe se kryeministri Rama dha mesazh SPAK se donte patjetër burgosjen e tij dhe opozitën ne djall.

“Nëse në shpellat e Mafies diku në fund të mbledhjes siç thonë romanet merren vendimet për eliminimin e kundërshtarëve dhe caktohen kumbarët që u besohet kjo detyrë, kësaj here kreu i organizatës kriminale, ngarkoi me detyrë “Skapin” e partisë, u tha se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

You may also like