Qyteti i Shkupi filloi procedurë të vetingut për drejtorët e ndërmarrjeve publike

by admin
Spread the love




Qyteti i Shkupit filloi procedurë të vetingut për drejtorët e emëruar të ndërmarrjeve publike. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska paralajmëron zero tolerancë për korrupsion.

“Kjo është një masë sistematike për eliminimin e mundësive për korrupsion në kuadër të qytetit dhe parandalim të çdo përplasje të interesit. Sot ky proces filloi me drejtorët e ndërmarrjeve publike, ndërsa do të vazhdojë me drejtuesit e sektorëve”, deklaroi Arsovska pas takimit me drejtorët e ndërmarrjeve publike.

Siç informojnë autoritetet e qytetit, secili nga drejtorët tashmë ka plotësuar listë anketuese deri te Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe ka nënshkruar një deklaratë se nuk ka përplasje të interesi në punën e tyre. Ky proces, siç theksohet, do të jetë praktikë për çdo person i cili aplikon për pozicion apo avancim.

Zbatimi i procesit të vetingut ishte një ndër premtimet parazgjedhore të kryetares Arsovska.


You may also like