Qipro kërkon përgjigje mbi përdorimin e bazave ajrore nga Anglia për të furnizuar luftën e Izraelit

by admin
Spread the love

Partia opozitare qipriote Akel i bënte thirrje sot qeverisë së ishullit të tregojë hapur për përdorimin e bazave ajrore nga forcat britanike për furnizimin e luftës së përgjakshme në Gaza.

Partia opozitare komuniste qipriote theksonte se qeveria britanike refuzonte pyetjet nga deputetet për përdorimin e bazës ajrore të Akrotiri si nga forcat britanike dhe ato amerikane, në ndihmë të bombardimeve në Gaza.

Dokumente të deklasifikuara tregonin së fundmi se nga ky aeroport janë bërë 30 fluturime transporti ushtarak drejt Tel Avivit, që prej nisjes së bombardimeve në Gaza.

“Raportime në rritje tregojnë se avionët britanikë e amerikanë po përdorin bazat në ishullin tonë për të dërguar armatime për Izraelin, i cili po kryen krime ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës prej më shumë se dy uajsh”, thhet në dekalratën e aprtisë.

“Qeveria duhet t’i përgjigjet pyetjeve të popullit qipriot, kur dy javë më parë presidenti i republikës tha se Qipro nuk do të përdoret si bazë për nisje të operacioneve ushtarake”.

Zyrtarët opozitarë shtonin se heshtja është një “fshehje e luftës që Izraeli po i bën popullit palestinez” dhe se bazat britanike që janë “mbetje koloniale,” nuk duhet të përdoren për të ndihmuar krimet e Izraelit.

Presidenti qipriot Nikos Christodoulides tha se bazat nuk po furnizojnë Izraelin por “po përgatiten në rast se forcat e Britanisë ose SHBA duhet të evakuojnë njerëz nga rajoni”.

Por raportimet për fluturime vijojnë tejksa dhe presidenti republikës turke në veri të Qipros, Ersin Tatar ka kritikuar qeverinë për veprimet.

Partia Akel ngrinte pyetjet: “A është pyetur Britania të konfirmojë apo mohojë këtë informacion? A është qeveria jonë në pozitë të dijë se çfarë po ndodh në territorin e saj dhe të informojë popullin qipriot? QA i kupton qeveria rreziqet që krijon për vendin duke përdorur territorin për të nisur luftëra në Lindjen e Mesme?’