Qeveria subvencionon Trepçën me 1.87 milion euro

by admin
Spread the love

Sot zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe UD kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Enis Abdurrahmani, i kanë lidhur dy marrëveshje për subvencionimin e ndërmarrjes me 1.87 milion euro.

Trepça ShA do të kryejë investime kapitale prej 970 mijë eurosh në tri njësi biznesore në Kosovë: minierat me flotacion në Stantërg, Kishnicë-Artana dhe Kopaonik-Leposaviq, ku do të mbulojë shpenzime operative me 900 mijë euro.

“Deri në fund të vitit, ndërmarrja do të përfitojë 3 milionë euro subvencione nga Ministria e Ekonomisë si dhe kredi 20 milionë euro nga Qeveria e Republikës për investime kapitale në makineri minerare dhe flotacion të ri”, thuhet në njoftimin e ME-së.

“Marrëveshjet e sotme u nënshkruan në mjediset e njësisë biznesore Kishnicë-Artanë, ku i pranishëm ishte dhe nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti”.

You may also like