Qeveria ndan mbi 16 mijë euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Luginës – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 199 të saj, ka ndarë 16 mijë e 880 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese.

Këtë e ka bërë të ditur qeveria në komunikatën e lëshuar për media, vendim i cili u mor sot në mbledhjen elektronike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 16,880.00 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese”, thuhet në komunikatë.

You may also like