Qeveria miratoi informacionin | Ja kur do të lëshohen pensionet e muajit shkurt – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria në seancën e sotme të 131-të shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin shkurt, që do të fillojë nga data 27 e këtij muaji.

“Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave komerciale jo më vonë se 24 shkurt dhe rekomandohet që bankat komerciale të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e shkurtit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga data 27.02.2023” njoftojnë nga Qeveria, përcjell KlanM.

Qeveria rekomandon që bankat e nivelit të dytë, përmes degëve dhe ekspoziturave të tyre, të sigurojnë pagesën me para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela bankare, duke i ndarë ato në katër grupe, sipas masës së pensionit, përcjell KlanM.

Grupet ndahen si më poshtë:

– për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27 shkurt 2023 (e hënë);
– për pensionet në shumë prej 11.001 – 14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28 shkurt 2023 (e martë);
– për pensione në shumë prej 14.001 – 18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.03.2023 (e mërkurë) dhe
– për pensionet me shumë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 02.03.2023 (e enjte).

/KlannMacedonia

You may also like