Qeveria italiane pritet që në stadiume t’i lejojë vetëm personat e vaksinuar ndaj COVID-19

by admin
Spread the love

Qeveria italiane është duke përgatitur një shtrëngim të masave me “Green Pass” nëse rastet me COVID-19 do të jenë në rritje.

Ky vendim do të merret përfundimisht ditën e premte, ku monitoruesit do të vlerësojnë rastet me COVID-19.

Nismat e para do të kishin të bënin me një shtrëngim të kushteve për marrjen e certifikatës së gjelbër dhe sektorin e kohës së lirë që mund të rezervohej vetëm për personat e vaksinuar.

“Green Pass” do të lëshohej, për kinematë, teatrot, stadiumet, baret dhe restorantet, vetëm për ata që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit me të dyja dozat dhe për ata të shëruar për jo më shumë se gjashtë muaj, duke përjashtuar kështu tamponin, e shpejtë dhe molekular.

Në Itali aktualisht stadiumet e futbollit janë të lejuara me një kapacitet 75 përqind të tifozëve.

You may also like