Qeveria i dëmshpërbleu me 8.5 milion euro kompanitë, por i ka injoruar arsimtarët, policët, ushtarët, pensionistët – Shqip

by admin
Spread the love

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se sipas raportit të buxhetit për vitin 2023 kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 mil euro për shkak të inflacionit, shkruan Reporteri.net.

Por, ish-ministri i Financave thotë se kjo nuk ka ndodhur me mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera.

Sipas raportit të buxhetit për vitin 2023, kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 mil euro për shkak të inflacionit.

Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera.

Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit.

Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori.

You may also like