Qeveria hap thirrjen për ndihmë financiare për nxënësit dhe familjet në nevojë në Luginë të Preshevës – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria e Kosovës ka hapur thirrjen për ndihmë financiare për nxënësit dhe familjet në nevojë në Luginën e Preshevës.

Kjo thirrje është hapur për t’i ndihmuar fëmijët pa asnjë prind ose ata që kanë vetëm një prind, si dhe për familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor.

Kështu ka bërë të ditur këshilltarja politike e Kryeministrit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, Ardita Sinani.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, është në një mision për të ndihmuar nxënësit që përballen me sfida të mëdha financiare. Këtë herë, drejtohemi drejtpërdrejtë te të gjithë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës pa prindër, si dhe te ata që kanë vetëm një prind. Po ashtu, ofrojmë ndihmë financiare të menjëhershme për familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor, për të siguruar që të gjithë kenë mundësi të barabarta”, ka shkruar Sinani.

You may also like