Qeveria franceze nuk gjen qetësi, protestat masive mbyllin biznese e shkolla

by admin
Spread the love

Francezët janë të vendosur për të çuar deri në fund kërkesën e tyre për anulimin e projektligjit të presidentit Emanuel Marcon për rritjen e moshës së pensioneve me dy vite.

Përveç protestave të dhunshme ata bllokuan shumë rrugë dhe stacione metrosh, gjithashtu krijuan trazira në qendrat e qyteteve.

Zemërimi publik ka rezistuar prej javësh, por pavarësisht se nuk kanë marrë ende një përgjigje nga qeveria francezët nuk janë dorëzuar.

Protestuesit ndërprenë trafikun e automjeteve në aeroportin kryesor të Parisit dhe policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Përplasjet mes të dyja palëve nuk munguan as në qytete të tjera franceze, aty ku protestuesit e dhunshëm shkatërruan shumë zona.

Mijëra demonstrues të tjerë marshuan nëpër rrugë me pankarta nëpër duar, të cilat tregonin mesazhe drejtuar qeverisë.

Për të marrë situatën nën kontroll qeveria organizoi grupime policësh të cilët u pajisën me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Kjo situatë solli probleme tek dyqanet dhe bizneset përreth qendrave të qytetit të cilat ranë pre e vjedhjeve dhe shkatërrimeve.

Dhjetë raunde të mëparshme grevash dhe protestash mbarëkombëtare që nga janari nuk kanë arritur ta bëjnë Macron të ndryshojë mendimin për projektligjin e parashikuar.

Situata e tensionuar solli mbylljen e kopshteve dhe shkollave për të anashkaluar incidentet dhe problemet tek të miturit e fëmijët.

Edhe pse kanë kaluar disa faza të protestave të dhunshme, francezët nuk kanë ndërmend të dorëzohen, pasi kanë bërë thirrje për grumbullime së shpejti.


Top Channel

You may also like