Qeveria e shqyrtoi Informacionin për programin dhe prioritetet e presidencës franceze me Këshillin e BE-së

by admin
Spread the love




Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Informacionin për programin dhe prioritetet e presidencës franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian, në të cilën si qëllim kryesor është transformimi i BE-së në një Evropë të fuqishme në botë, plotësisht sovrane, e lirë në zgjedhjen e saj dhe zot i së ardhmes së saj, informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Nga atje potencojnë se, si shumë pozitiv dhe i rëndësishëm është pjesa e programit me të cilin padyshim konfirmohet përkushtimi për Ballkanin Perëndimor, gjatë kësaj fuqishëm duke theksuar rëndësinë dhe përgjegjësinë e BE-së të cilën e kah drejtë perspektivave evropiane për vendet e rajonit.

Në mbledhje ishte shqyrtuar edhe Informacioni për propozim struktura dhe Plan Veprimi për vendosjen e sistemit për menaxhim indirekt nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut me mjete IPA sipas kërkesave nga Rregullativa për zbatimin e Instrumentit të ri për ndihmë parainkuadruese (IPA 3) për vitin 2022.

Sipas strukturës, IPA III është e ndarë në 5 dritare dhe 17 prioritete tematike edhe atë: Sundim i drejtësisë, të drejta fundamentale dhe demokraci; Sundim i mirë, harmonizim të legjislacionit, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe komunikim strategjik; Agjenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse dhe Bashkëpunim territorial dhe ndërkufitar.

“Në kuadër të prioritetit “Agjenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme” janë paraparë edhe prioritete plotësuese tematike: Mjedis jetësor dhe ndryshime klimatike dhe Transport, ekonomi digjitale, shoqëri dhe energji”, informojnë nga Qeveria.


You may also like