Qeveria e Maqedonisë “ngjyroset” me flamurin izraelit, Kovaçevski: Solidarizohemi me popullin e Izraelit

by admin
Spread the love

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në profilin e tij në Facebook ka dërguar mesazh në mbështetje të popullit izraelit me rastin e sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.

“Mbështetje për Izraelin në këto kohë të vështira. Ne dënojmë fuqishëm dhe pa mëdyshje sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit. Mendimet tona janë me popullin izraelit, me të cilin ne solidarizohemi dhe bashkëndjejmë”.

Apelojmë për zgjidhje përmes dialogut, botës i duhet paqe”, tha kryeministri Kovaçevski në mesazhin e tij në rrjetin social Facebook.

Në shenjë mbështetjeje për Izraelin, sonte ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është “ngjyrosur” me flamurin izraelit

You may also like