Qeveria duhet ta miratojë dhe ta parashtrojë në Kuvend Propozim-iniciativën për ndryshime kushtetuese

by admin
Spread the love

Qeveria duhet ta miratojë Propozim-iniciativën për ndryshime kushtetuese, të përgatitur nga grupi punues, të cilën pastaj duhet ta propozojë deri te Kuvendi. Për hapjen e Kushtetutës, Propozim-iniciativa nevojitet të fitojë përkrahje prej dy të tretave në Parlament.

Presidenti Stevo Pendarovski dje konfirmoi se është i njoftuar me përmbajtjen e amandamenteve kushtetuese, të cilat, siç tha, Qeveria sot duhet t’i miratojë dhe t’i propozojë në Kuvend. Amandamentet, shtoi ai, janë formuar sipas marrëveshjes me BE-në dhe në pajtim me konkludimet në Kuvend. Përballë qëndrimit më parë të parashtruar, shefi i shtetit tani thotë se procedura në Parlament duhet të fillojë edhe nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme.

“Sot jam i prirë të besoj se nevojitet hyrja në Parlament, madje edhe nën supozimin se nuk keni 80 vota të sigurta paraprakisht, me atë që qartë në atë mënyrë dhe me votimin e parë, i cili kërkon dy të tretat, të identifikohen dy blloqet kryesore në shtet – propevropian dhe antoevropian”, thotë Pendarovski dhe me këtë rast përkujton në vitin 2015 kur para se të hyjë në votimin e parë për Marrëveshjen e Prespës, struktura e atëhershme qeveritare, nuk ka pasur 80 vota në atë moment.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje edhe një herë dërgoi porosi se pret që të gjitha partitë politike dhe deputetët të votojnë për amandamentet kushtetuese në emër të popullit për jetesë më cilësore dhe më të sigurtë.

“Do t’i propozoj të gjitha vendimet e nevojshme Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e saj në realizimin e qëllimit të dytë strategjik – anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Shpresoj se të gjitha partitë politike në shtet, të gjithë përfaqësuesit e popullit, të gjithë deputetët do ta njohin rëndësinë e këtij vendimi dhe votën e tyre do ta japin për popullin dhe jo për karrierën personale të cilitdo politikani në shtet”, porositi Kovaçevski.

Grupi punues në seancë të premten e miratoi Propozim iniciativën për nevojën për ndryshime të Kushtetutës me orientime për ndryshim dhe plotësim. Propozimi u dorëzua deri te Qeveria, e cila pastaj duhet ta ndjek iniciativën deri te Kuvendi, ku do t’i kalojë të gjitha trupat punues.

“Ndryshimet janë në pjesën e Preambulës, me atë që shtohen disa popuj. Pas popullit boshnjak, shtohen fjalët: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebrenj, popullit egjiptian”, deklaroi pas mbledhjes kryetarja e grupit punues, Margarita Caca Nikollovska.

Ndryshimi i dytë, siç shtoi ajo, është në pjesën e diasporës dhe në amandamentin 34, i cili zëvendësohet me nenin 49 dhe amandamentin 2. Në këtë amandament të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili zëvendësohet me nenin 49 dhe amandamentin 2, pas popullit boshnjak, shtohen fjalët populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebrenj, popullit egjiptian.

You may also like