Qetësi në aeroportin e Kartum pas 72 orë armëpushimi në Sudan (fotot)

by admin
Spread the love

Pamje të mediave tregonin sot aeroportin e kryeqytetit të Sudanit që ishte ende në qetësi pas armëpushimit të dobët, që zgjat tashmë prej 72 orësh.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA ka bërë të mundur që shumë vende të evakuojnë stafin e tyre diplomatik pas nisjes së luftimeve të ashpra prej 15 prillit.

Konflikti i paqartë mes forcave qeveritare dhe atyre sulmuese paramilitare të gjeneral Mohamed Hamdane Daglo ka lënë të paktën 400 njerëz të vdekur.

Raportime të fundit flasin për arratisje masive nga burgjet mes betejave të armatosura që kanë tronditur vendin, duke shtuar frikën e thyerjes së armëpushimit.

Armë anti-ajrore qëlloheshin në qytetin Omdurman, thanë dëshmitarët për rrjetin AFP, pas sulmeve të ushtrisë kundër forcave paramilitare.

Mediat perëndimore thonë se luftimet kanë vënë përballë kreun e qeverisë Abdel Fattah al-Burhan, kundër ish-zëvendësit të tij Mohamed Hamdan Daglo, që kërkon pushtetin me forca ushtarake të dala nga militantët e mundur më parë në rajonin perëndimor Darfur.

Konflikti në Darfur kishte lënë 300,000 viktima dhe rreth 2 milionë të zhvendosur, sipas OKB.

Qeveri të shumta kanë organizuar karvanë rrugore ose avionë për largimin e qytetarëve të tyre nga Sudani në pritje të përballjeve edhe më të rënda të konfliktit.


Top Channel

You may also like