Qalaj (PDK): Një investitor me 180 milionë euro po e pret qeverinë që një vit

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve në vend, ka thënë se ka informata se që një vit, një investitor zviceran për rafinerinë e naftës së papërpunuar është duke e pritur një përgjigje nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Qalaj tha se në bazë të informatave që ka, vlera e investimit e kap shifrën e 180 milionë dollarëve, ku vendi i investimit parashihet të jetë komuna e Drenasit.

“Na është ofruar një investitor me një investim 180 milionë dollarë dhe që një vit është duke u pritur përgjigja nga ministrja, respektivisht nga qeveria. Dhe, ky investitor ishte investitor zviceran. Zonja ministre, sa herë jeni takuar me këtë investitor dhe sa kërkesa ua ka bërë ky investitor zviceran për këtë projekt me rëndësi të veçantë”, është shprehur Qalaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Qalaj përmendi edhe aksionin e Krimeve Ekonomike nëpër disa markete e depo pas rritjeve të çmimeve, teksa tha se duhet të rishikohet vendimi se në bazë të cilit nen, Prokurori i Shtetit ka angazhuar Krimet Ekonomike në këtë çështje, ku pronarët e marketeve të mëdha që operojnë në vend i quajti mashtrues.

“U bën një vit që nuk e kemi funksional Autoritetin e Konkurrencës. Pra, ky autoritet që është kryesori që do të ndikonte në korrigjim e këtyre çmimeve, ku ngritjen e çmimeve i bënë disa mashtrues”.

“S’kemi si ti quajmë ndryshe, ata pronarë të këtyre marketeve të mëdha që i kanë ngritë çmimet në mënyrë enorme, ndërsa ne si shtet urdhërojmë Krimet Ekonomike të merren me punë që absolutisht nuk janë të tyre”.

“Bile, duhet të rishikohet se në bazë të cilit nen Prokurori i Shteti ka angazhuar Krimet Ekonomike që të merren me këta mashtrues”, ka thënë Qalaj, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, çmimet e artikujve ushqimor, sidomos i vajit e edhe naftës kanë arritur nivelin më ta lartë në vend, teksa Krimet Ekonomike mbyllen disa depo ushqimore.

You may also like