“Putini e ka pranuar se nuk ka fitore për të festuar”

by admin
Spread the love

Presidenti rus Vladimir Putin “e ka pranuar se nuk ka fitore për të festuar”, tha ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield për CNN-in, në përgjigje të mungesës së një njoftimi të madh për përshkallëzim në fjalimin e Putinit në “Ditën e Fitores”, por ajo tha se ai gjithashtu nuk dha asnjë shenjë se planifikon t’i japë fund luftës.

Në reagimin e parë nga një zyrtar i administratës Biden ndaj fjalimit të Putinit, Thomas-Greenfield vuri në dukje se lideri rus nuk i përdori komentet e tij të hënën për të njoftuar një tërheqje nga Ukraina – gjë që do të ishte mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara – dhe që ajo tha se ishte sinjal se lufta e Putinit do të vazhdojë.

Thomas-Greenfield i tha Kylie Atwood-it të CNN-it se “nuk kishte asnjë arsye që (Putini) të shpallte fitoren ose të shpallte një luftë që ai tashmë e ka vazhduar për më shumë se dy muaj”.

“Përpjekjet e tij në Ukrainë nuk kanë pasur sukses,” tha ajo. “Ai nuk ishte në gjendje të shkonte në Ukrainë dhe t’i gjunjëzonte brenda pak ditësh dhe t’i detyronte të dorëzoheshin.

Megjithatë, “konflikti nuk ka përfunduar, kjo është e sigurtë”, tha Thomas-Greenfield.

“Ai nuk njoftoi një tërheqje. Ai nuk njoftoi një marrëveshje me ukrainasit”, tha ajo për CNN-in. “Kështu që unë dyshoj; ne të gjithë vlerësojmë se ky mund të jetë një konflikt afatgjatë që mund të vazhdojë për muaj të tjerë.”

“Ajo që ne do ta llogarisim si një shenjë pozitive do të ishte që Putini të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe t’i japë fund kësaj lufte të papërgjegjshme,” tha ajo.

©Rruga Press

You may also like