Putin, Shoigu dhe Gerasimov, të paaftë! – Shqip

by admin
Spread the love

Një ish-kolonel i agjencisë së spiunazhit GRU ka akuzuar Vladimir Putinin si përgjegjës për dështimet në luftë, pasi ai u gjobit për “shpifje” ndaj ushtrisë ruse në mediat sociale.

Fjala është për Vladimir Kvachkov, i cili, duke folur para një gjykate në Moskë të martën, tha se presidenti rus Vladimir Putin, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov nuk janë “të aftë të bëjnë luftë” në Ukrainë.

Komenti i ashpër i ish-kolonelit erdhi menjëherë pasi ai u dënua për “shpifje ndaj forcave të armatosura” dhe u gjobit 40,000 rubla për tre postime në mediat sociale që kritikonin “operacionin special ushtarak në Ukrainë dhe udhëheqjen ruse”.

75-vjeçari shtoi se “Putin, Shoigu dhe Gerasimov janë ata që shpifin për forcat e armatosura ruse”, ndërsa mohoi çdo përfshirje në përmbajtjen e rrjetit social rus që shpërndante postimet e tij. Madje, duke folur me një gazetar para seancës dëgjimore, ai deklaroi se “Putini dhe bashkëpunëtorët e tij janë fajtorë”. Vihet re se në rast se ndaj tij ngrihet sërish e njëjta akuzë, atëherë rrezikon dënimin me burg.

Kvachkov shpesh shfaqet në ngjarje publike dhe në mediat sociale me Igor Girkin, një bloger pro-luftës dhe mbështetës i vendosur i pushtimit rus të Ukrainës, i cili shkroi në korrik se Putini duhet të tërhiqej përpara zgjedhjeve presidenciale të marsit. 2024.

Girkin dhe tre persona të tjerë u shpallën fajtorë për rrëzimin e fluturimit MH17 mbi Ukrainën lindore në vitin 2014, duke vrarë të gjithë 298 personat në bord. /tesheshi.com/

You may also like