Putin: Prigozhin refuzoi ofertën time. ”Wagner” nuk ekziston më

by admin
Spread the love

Grupi paraushtarak ”Wagner” nuk ekziston më, të paktën nga pikëpamja juridike, tha për gazetën ruse ”Kommersant” presidenti Vladimir Putin, në deklaratën e parë pas takimit të tij në Kremlin me themeluesin i milicisë së mercenarëve, Jevgeni Prigozhin, pak ditë pas kryengritjes së 24 qershorit.

“Wagner’ nuk ekziston më!”, i tha Putini një gazetari të ”Kommersant” si përgjigje e pyetjes nëse grupi do të mbetej si njësi luftimi.

”Ne nuk kemi ligj për organizatat ushtarake private! Thjesht nuk ekzistojnë. Ka një grup, por ligjërisht nuk ekziston!”, theksoi Putin.

”Është një çështje më vete që duhet të diskutohet nga Duma, shteti dhe qeveria. Nuk është një çështje e thjeshtë”, shpjegoi Putin duke iu referuar një njohjeje të mundshme ligjore të grupit ”Wagner”.

Më tej Putin ka deklaruar se Yevgeny Prigozhin ka refuzuar ofertën e tij që trupat Wagner të vazhdojnë të luftojnë në Ukrainë në drejtimin e komandantit të tyre Andrey Troshev. Ky është propozimi që zbuloi Putin gjatë intervistës për “Kommersant”, që i ka bërë themeluesit të grupit mercenar Yevgeny Prigozhin dhe një grup luftëtarësh të tij gjatë bisedës në Kremlin. Putin shpjegoi se “shumë prej tyre pohuan me kokë”, por ishte Prigozhin ai që bllokoi gjithçka. “Jo, djemtë nuk do të jenë dakord me një vendim të tillë”, duket që ka thënë ai.

 

You may also like