Putin i bën thirrje anëtarëve të Wagner: Betohuni për besnikëri ndaj Rusisë

by admin
Spread the love

Presidenti rus Vladimir Putin, pas vdekjes së Prigozhin, u ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të grupit Wagner që të betohen për besnikëri ndaj shtetit rus.

Ai nënshkroi dekretin të premten, që zbatohet për këdo që merr pjesë në aktivitete ushtarake në Ukrainë, ndihmon ushtrinë dhe shërben në njësitë e mbrojtjes territorial, i cili do të hyjë menjëherë në fuqi.

Dekreti vjen vetëm dy ditë pasi liderët e grupit Wagner u shpallën të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në rajonin Tver të Rusisë.

Vendet perëndimore në anën tjetër thonë se ende nuk ka prova të mjaftueshme për vdekjen e kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

 


Top Channel

You may also like