Pushteti duhet të punoj më shumë, duhet të angazhohet më shumë – Shqip

by admin
Spread the love

Veterani dhe ish komandanti i luftës, Fadil Hadergjonaj pas seancës së jashtëzakonshme në përkujtim të Betejës së Koshares ka thënë se gjitherë e gjithmonë i kemi të freskëta kujtimet sepse na mbajnë të freskët kujtimet e bashkëluftëtarëve, raporton Shqip.

Ish-komandanti i batalionit 2, Brigada 138, Fadil Hadërgjonaj, ka shtuar se pushteti duhet të punoj më shumë, duhet të angazhohet më shumë.

“Praktikisht përvjetori është më 9 prill, sot ishte seanca plenare kushtuar kësaj beteje, si e kujtojmë  gjithherë e gjithmonë i kemi të freskëta kujtimet sepse na mbajnë të freskët ato zhvillime dhe kujtime të bashkëluftëtarëve tanë të cilët sot nuk janë në mesin tonë, ata të cilët dhanë e sakrifikuan jetën e tyre, sakrifikuan rininë e tyre për të mbërri në këtë ditë. 25 vite pas ne kemi institucione, institucionin kryesor Kuvendin e Republikës së Kosovës ku edhe u mbajt seanca solemne kushtuar kësaj beteje, kemi qeverinë, kemi presidencën, kemi ushtrinë, policinë është satisfaksion për gjithë atë që e kujtojmë sot. Pushteti duhet të punoj më shumë, duhet të angazhohet më shumë nuk është vetëm në dorën e shtetit që këtë ta bëjnë por ne të gjithë, si shqiptarë si qytetarë, si bashkëluftëtarë, duhet të angazhohemi të gjithë aty ku jemi dhe aty ku veprojmë, që të ndihmojmë dhe shtyejmë përpara proceset që shteti ynë të jetë më stabil, të jetë ekonomikisht më i zhvilluar dhe i integruar natyrisht në institucione ndërkombëtare”, është shprehur Hadërgjonaj.

You may also like