Pushimi i vlen Juves, Allegri shpreson të rikuperojë 4 lojtarë për sfidën ndaj Bolognas

by admin
Spread the love

Kanë mbaruar 2 ditët e pushimit të dhëna nga tekniku Allegri pas disfatës ndaj Monzas dhe tashmë Juventusi është rikthyer në fushë për tu përgatitur për ndeshjet e radhës në kampionat, ndonëse mungojnë 14 lojtarë që janë të grumbulluar me kombëtares respektive.

Bardhezinjtë janë ndarë në 2 grupe: të dëmtuarit që po rikuperojnë stërviten në “Continassa”, ndërsa Allegri dhe stafi teknik po punojnë me ata që janë mirë dhe që nuk janë grumbulluar me kombëtaret në Vinovo.

Kur të rinisë Serie A, Juventusi do të ndeshet me Bolognan dhe Allegri shpreson që gjatë periudhës së pushimit të kombëtares të rikuperojë disa lojtarë të rëndësishëm si: Locatelli, Rabiot, Alex Sandro dhe Szczęsny. Portieri ishte grumbulluar për ndeshjen kundër Monzas, por nuk luajti dhe këto ditë është grumbulluar edhe nga kombëtarja polake. / Oversport.tv

You may also like