Punonjësi i tempullit shtypet për vdekje nga statuja ‘fatsjellëse’ 200kg e Budës (fotot)

by admin
Spread the love

40 vjeçari Saranyu Kanyamai, dhe kolegu i tij Adisak ishin duke zhvendosur skulpturën ngjyrë florinjtë, kur ajo papritur u përmbys duke i zënë oshtë vetes në tempullin Wat Ban Non Kaet dje në Tailandë.

Policia e qytezës Muang Si Sa Ket tha se oficerët dhe mjekë të emergjencës kishin ardhur shpejt në vendngjarje, ku kishin gjetur Adisak me këmbët e copëtuara nga statuja.

Ai u dërgua në spital për trajtim ndërsa Saranyu ishte goditur në gjoks dhe kishte vdekur në vendngjarje, thanë oficerët.

Murgu i tempullit tha se statuja e Budës ishte sjellë për “fat të mirë” për të devotshmit që luten atyre.

Por tempulli duket se ruan dot “fatin e mirë” pasi edhe disa vjet më parë një punonjës ndërtimi që bënte riparime në lartësi në tempull u rrëzua nga skela dhe humbi jetën.

Kreu i policisë Apisit Supho tha: “Të dy burrat po lëviznin statujën e rëndë në përgatitje të një ceremonie mbretërore kremimi. Vendasit na thanë se ata po punonin prej mëngjesit. Në tempull nuk kishte shumë punëtorë dhe kjo mund të ketë kontribuar në aksidentin tragjik.”

Trupi i Saranyu u dërgua në spitalin e Sisaket dhe më pas iu dha familjarëve për funeralin.