Punonjësi “hero”, përplaset me grabitësin me armë në Durrës (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

Ky është momenti kur ky 20-vjeçar, i maskuar e me pistoletë në dorë futet për të vjedhur në një market në Durrës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:50, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.

Autori, i identifikuar si Kristjan Prenga i drejtohet menjëherë kasës për të marrë paratë, por përballet me këtë punonjës, i cili ndonëse 20-vjeçari kishte pistoletë në dorë, përplaset me të.

Për sekonda të tëra autori tenton ta largojë me duar, por punonjësi nuk trembet dhe vijon të qëndrojë aty duke mos e lejuar të marrë asnjë qindarkë.

E jo vetëm kaq, por e gjithë kjo kohë e fituar nga “përleshja” bëri që policia ta gjente ende brenda 20-vjeçarin, i cili jo vetëm dështoi me sukses ta kryente grabitjen, por u arrestua në flagrancë./tvklan.al


 

You may also like