Punëtorët e aktivistët kërkojnë kushte më të mira të punës! – Shqip

by admin
Spread the love

Punëtorë e aktivistë e kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve në Prishtinë me kërkesa për përmirësim të kushteve të punës. Qeveria Kurti është kritikuar se më shumë po kujdeset për rrymën në veri se për punëtorët.

I boshatisur ishte mali Gërmisë për Ditën e 1 Majit. Dikur ky vend ishte I stërmbushur me qytetarë.

Duke simbolizuar ikjen e qytetarëve nga vendi të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës me valixhe në duar  zhvilluan një aksion para objektit të qeverisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Ata kritikuan qeverinë se ikja vjen si pasojë e mungesës së një ambienti të favorshëm për punëtorët.

E sindikata e Arsimit ka organizuar një marsh protestues ku kërkuan të ngritet vlera e koeficientit, dialog me qeverinë për të drejtat e tyre në mënyrë që të shmangin veprimet tjera sindikale.

Nuk përjashtuar grevën.

Protestës i janë bashkangjitur edhe sindikata e sektorit privat.

Protesta kanë mbajtur edhe farmacistët. Protesta kanë mbajtur edhe ish punëtorët e KEK-ut duke kërkuar rikthimin e tyre në punë./tvklan.mk

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like