Publikuan video duke gjuajtur me armë, policia iu troket në derë katër personave (FOTO)

by admin
Spread the love

Gjuajtën me armë zjarri dhe e publikuan videon në rrjetet sociale.

Por, mëngjesin e hënës e dy ditë pas festës së ndërrimit të motmoteve, policia iu trokiti në derë katër personave.

Me këtë rast ua konfiskoi atyre disa armë.

” Në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje , të shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përballur me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët.  Të dyshuarit deklarojnë se kanë shkrepur me armë për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve”.

“Nga policia janë sekuestruar tre arme, një pushkë automatike dhe dy pistoleta me gjithë karikator dhe municion”.

You may also like