Publikohet lista, ja kush janë 3 gazetarët që garojnë në zgjedhjet e FSHF

by admin
Spread the love

Sot në Komisionin e Verifikimit të FSHF u miratuan kandidatët për president të FSHF, ku emrat e regjistruar janë Armand Duka, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.

Surprizat janë në listën e kandidatëve për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Përveç
Shakohoxhës që kandidon për postin e presidentit, në këtë listë janë edhe dy gazetarë të tjerë të njohur, Pano Xhixho dhe Anila Basha.

Mes 12 kandidatëve për KE-në, janë Lutfi Nuriu, Abdyl Kuriu, Arben Dervishaj dhe Bardhyl Jera. Nga Komiteti Ekzekutiv aktual mungojnë emra, si Edvin Libohova, Bardhyl Minxhozi dhe politikani Enkeleid Alibeaj.

Lista e kandidatëve për KE:

Abdyl Kuriu

Anila Basha

Arben Dervishaj

Bardhyl Jera

Envi Hicka

Ermal Tahiri

Ervin Canollari

Gjergji Petro

Lutfi Nuriu

Pano Xhixho

Vasil Bicaj

Ylli Ҫekiҫi

You may also like