PSG shpallet kampion i Francës, fiton titullin e dhjetë dhe barazon St Etienne

by admin
Spread the love

PSG shpallet kampion i Francës për herë të 10-të. Ndoshta është kritikuar shumë për mungesën e golave këtë sezon, por goli i Lionel Messi ka shpallur ekipin nga Parisi kampion të Francës, në sfidën ndaj Lens që përfundoi me rezultatin 1-1.

“Pleshti” arriti të realizonte në minutën e 68-të një supergol nga distanca. Ai lëshoi një predhë duke e bërë të pavlefshëm fluturimin e portierit kundërshtar.

Megjithatë, Lens i prishi disi festën e ndeshjes, por jo të kampionatit pasi arriti të vendoste baraspeshën në minutën e 88-të me anë të Jean. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, por ishte pikërisht 1 pikë që i mjaftonte PSG të fitonte titullin kampion.

Kështu PSG arrin të fitojë kampionatin e 10-të në Francë dhe barazon St Etienne me po kaq tituj, që së bashku bëhen dy klubet me më shumë tituj kampion në Francë.

NDESHJET E TJERA – Lyon po mundohet të sigurojë kupat e Europës në sprintin e fundit të kampionatit dhe sot ia ka dalë të mposhtë me rezultatin 5-2 skuadrën e Montpellier. Dembele dhe Mendes kaluan në epërsi të dyfishtë skuadrën vendase.

Befasia ndodhi shtesën e pjesë së parë, kur Wahi ngushtoi shifrat dhe më pas me penallti Savanier barazoi. Aouar riktheu epërsinë, kurse Toko Ekambi i qetësoi. Në fund pati kohë edhe për një gol tjetër, që u shënuar nga Aouar.

St Etienne ka humbur një tjetër ndeshje në shtëpi, 1-4 ndaj Monaco që renditet në vendin e tretë për momentin. Klubi i madh francez është në një pozicion të vështirë dhe rrezikon shumë të bjerë në ligën e dytë.

Në takimin e sotëm nuk munguan as incidentet, pasi në minutën e 67-ndeshja u ndërpre për shkak të hedhjes së flakadanëve dhe fishekzjarrëve. Skuadra iu drejtuan dhomave të zhveshjes dhe më pas ndeshja rinisi dhe përfundoi normalisht. / oversport.tv

LIGUE 1 – JAVA 34

Lyon-Montpellier 5-2
Shënues:
Dembele 26’, Mendes 43’, Aouar 63’, 90+1’, Toko Ekambi 68’ / W  ahi 45+1’, Savanier (pen.) 45+3’

St Etienne-Monaco 1-4
Shënues:
Khazri 42’ / Ben Yedder 23’, Volland 25’, Kolodziejczak (aut.) 61’, Boadu 77’

PSG-Lens 1-1
Shënues: 
Messi 68′ / Jean 88′

Foto: Paris Saint-Germain, Twitter

You may also like