PSG rikthehet te fitorja! Nuk fal ndaj St Etienne, Nice barazon me Strasbourg

by admin
Spread the love

Psg ka hedhur pas krahëve humbjen e fundit ndaj Nantes dhe është rikthyer te fitorja në javën e 26-të të Ligue 1. Kryesuesit e kampionatit kanë marrë tre pikë të tjera pasi mposhtën St Etienne me rezultatin 3-1.

Ishte St Etienne ekipi që zhbllokoi rezultatin duke krijuar edhe idenë e një surprize në Parc des Princes. Sulmuesi gabonez shënoi në minutën e 16 të takimit duke e çuar rezultatin në 1-0.

Megjithatë, PSG nuk humbi shumë kohë dhe në fundin e pjesës së parë baraspeshoi gjithçka me anë të yllit të tyre, Kylian Mbappe. Do të ishte ky i fundit që do t’i jepte epërsinë kryeqytetasve në fillimin e pjesës së parë duke çuar edhe rezultatin në 2-1.

Ndërkohë, Danilo trefishoi gjithçka duke i dhënë edhe golin e qetësisë Parisit. Ky ishte dhe goli që vulosi rezultatin final të takimit duke i dhënë tre pikët PSG që shkëputet më shumë në krye dhe ngjitet në kuotën e 62 pikëve.

Ndërkohë, më parë u luajt edhe sfida Strasbourg-Nice e cila përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. /oversport.tv

LIGUE 1 – Java 26
PSG-St Etienne 3-1
Shënues:
Mbappe 42’, 47’, Danilo 52’ / Bouanaga 16’

Strasbourg-Nice 0-0

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like