PSG ofron 80 mln Euro për Thuram, Marotta piketon menjëherë zëvendësuesin

by admin
Spread the love

Marcus Thuram mund të lërë Interin në fund të sezonit. Aventura e sulmuesit francez me klubin zikaltër mund të përfundojë pas vetëm një sezoni, pasi 26-vjeçari ka përfunduar në “radarët” e Paris Saint Germain.

Këta të fundit kanë piketuar pikërisht Thuram si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Kylian Mbappe, i cili do të largohet me parametra zero në fund të sezonit dhe janë gati të paguajnë deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.

Natyrisht kjo shifër josh jo pak Interin, që mori Thuram me parametra zero verën e kaluar dhe nëse arrin ta shesë për 80 milionë, atëherë mund të rregullojë jo pak bilancet, duke regjistruar një plusvalencë të rëndësishme.Në të njëjtën kohë, Marotta dhe Ausilio kanë nisur të bëjnë edhe llogaritë, pasi me 80 milionë euro mund të afrojnë dy futbollistë me peshë, sulmuesin islandez Gudmundsson nga Genoa dhe mbrojtësin italian Buongiorno nga Torino.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që reparti i sulmit do të mbetej i kompletuar, por do të vinte edhe një mbrojtës i të tashmes dhe të ardhmes, teksa të dy bashkë mund të marrin një pagë aq sa merr aktualisht Thuram te Interi.

You may also like