PSG nuk heq dorë nga Skriniar, Interi studion alternativat e sllovakut

by admin
Spread the love

Telenovela PSG-Skriniar nuk ka mbaruar akoma. Në një kohë kur në kampin e Interit bien kambanat e alarmit në mbrojtje pas paraqitjeve jo të mira në miqësoret e fundit, “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Paris Saint-Germain nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi sllovak.

Duhen të paktën 70 milionë euro për të bindur drejtuesit e Interit, që ndonëse tekniku Simone Inzaghi nuk kërkon që të lërë të lirë lojtarin, po studiojnë alternativat e Skriniar.

I pari në listë është Akanji i Borussia Dortmund, që gjermanët e vlerësojnë 20 milionë euro, ndërsa alternativa “low cost” është Acerbi.

Sigurisht që largimi i Skriniar pak ditë para fillimit të kampionatit do të ishte i papranueshëm nga Inzaghi, që po mundohet që të bindë drejtuesit që të mbajnë lojtarin në skuadër. / Oversport.tv

You may also like