Pse ajo ndjeshmëri ndaj fjalimit të Ramës në Strasburg? Erisa Zykaj: Ka të bëjë me mos respektimin e pushteteve

by admin
Spread the love

Gazetarja Erisa Zykaj, në një lidhje me “Skype” me emisionin “Log.”, ka komentuar deklarata e bëra nga Kryeministri Edi Rama në Strasburg dhe reagimin e anëtarëve të KiE-së.

E pyetur nga moderatori Xhafo se përse gjithë ajo ndjeshmëri nga ana e anëtarëve të KiE-së në fjalimin e Ramës, Zykaj tha se për Europianët është e papranueshme që të mosrespketohen institucionet e pavarura, për më tepër kur Gjykata e Hagës nuk është shprehur ende për çështjen që ngriti kryeministri i Shqipërisë.

E pyetur gjithashtu nga Xhafo se a rrezikon Shqipëria rrugëtimin në BE nëse kryeministri Rama, vendos që të kalojë amnistinë fiskale apo pasaportat e arta gjë që është kundërshtuar nga Bashkimi Europian, Zykaj tha se rrezikon shumë.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: A mund të na shpjegosh pak me sa e njeh ti Strasburgun, se çfarë ndodhi me kryeministrin, pse ishin kaq të ndjeshëm anëtarët e KiE gjatë fjalës së Ramës?

Zykaj:Ka të bëjë me dy gjëra, me thelbin dhe kontekstin. Nga ajo që kam mundur të mësoj bëhet fjalë për një qëndrim për mosrespektimin e kryeministrit të Shqipërisë për ndarjen e pushteteve. Ndjeshmëria e tyre ishte kur kryeministri komenton çështjet e Gjykatës, një proces që nuk ka përfunduar, në parimin europian një proces që nuk ka përfunduar nuk komentohet. Në parimin Europian një Gjykatë përfaqëson pavarësinë e gjyqësorit e cila është e shenjtë,. Gjyqësori ka fjalën e tyre. Ju keni të drejtë ndërsa e komentoni si fjalim të mirë politik, por kjo nuk është përçuar aspak kështu për respektimin e ndarjes së pushteteve, për punën e gjyqësorit. E dyta ka të bëjë me kontekstin, ku u mbajt ky fjalim? U mbajt në KiE, në vendin ku është bërë konventa e njeriut”.

Xhafo: Në ceremoninë e progres raportit ambasadorja e BE tha se BE është kundër amnistisë fiskale por edhe pasaportave të arta. Çfarë ndodh a mund të negociohen negociatat e Shqipërisë me BE nëse Rama i del kundër?

Zykaj:Po mund të cënohen, pasi kemi të bëjmë me disa masa shqetësuese të BE që shkojnë kundër luftës së korrupsionit. Qoftë amnistia fiskale, qoftë vizat e arta shkojnë në kah të kundërt, nxisin korrupsion, krim të organizuar, terrorizëm, ky është shqetësimi. Shqipëria ka një demokraci të brishtë, shumë probleme, krimi, korrupsioni, pritet e kundërta dhe jo nismat e qeverisë shqiptarë që e bëjnë BE-në të shqetësohet në mënyrë të vazhdueshme, prandaj thonë do marrim masa. Çfarë ndodh me Serbinë? Nuk ju mbyllim negociatat por pa vendosur sanksionet nuk ju japim vizën për të vazhduar përpara”.

You may also like