Protestuesit para MPJ-së i shpallin tradhtarë Kovaçevskin, Osmanin dhe Mariçiqin

by admin
Spread the love

Protestuesit para MPJ-së i shpallin tradhtarë kryeministrin Kovaçevski, ministrin e Jashtëm Osmani dhe Zëvendës kryeministrin për eurointegrime, Mariçiq.

Para ndërtesës së Qeverisë sonte me moton “Ultimatum, jo ​​faleminderit” filloi protesta e dhjetë me radhë kundër propozimit francez.

Marshi protestues do të jetë nga Qeveria në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme deri në Kuvend.

Protestat mbahen çdo ditë në orën 19, përveç të premten, kur pakënaqësia u shpreh me bllokada në Shkup dhe në rrugët magjistrale Shtip – Veles, Strumicë – Radovish dhe Pletvar – Prilep, e të shtunën nuk u mbajt për shkak festës së Kurban Bajramit.

Nesër protesta do të mbahet në orën 12, para fillimit të seancës kuvendore, në të cilën do të debatohet Informacioni mbi përmbajtjen e propozim kornizës negociuese.

You may also like