Protestë e sindikatave të administratës dhe shërbimeve gjyqësore – Shqip

by admin
Spread the love

“Prej mjeteve tona ndahen pagat për funksionarët”

Sindikata e pavarur e administratës shtetërore dhe sindikata e shërbimit gjyqësor para Gjykatës Penale përmes një proteste ka shfaqur pakënaqësitë për pagat e ulta dhe mospagesësn e shtesave që u takojnë, njofton KlanM.

Me parrulla “Për dikë nënë, për ne njerkë” dhe “Paga Evropiane për Ju, kurse për ne as 25%”, punonjësit nga të gjitha shërbimet e gjykatave të vendit, sic njofton KlanM, theksuan se është e turpshme që shkurtohen shtesat e tyre që të mbulohen pagat e funksionarëve, që u rritën për 78% duke kërkuar 30 përqindëshin që u takon.

“Kërkojmë rritje prej 30%. Deri në votimin e vendimit për 78% për funksionarët, paguheshin, që nga atëherë nuk kemi shtesa. Nga mjetet tona ndahet për funksionarët. Kjo është e turpshme”, thotë Jasmina Veliçkova nga Sindikata e Shërbimit Gjyqësor.

Në protestë është thënë se pakënaqësi ka edhe në organet tjera, sic është, dogana, Drejtoria për të Ardhura Publike, sistemi i burgjeve. Paralajmëruan se protesta e sotme është paralamëruese.

Qëllimi i tyre, siç thonë, është të kenë paga evropiane. /KlanMacedonia

You may also like