protestë anti-Kurti në Prishtinë me flamuj amerikanë – Shqip

by admin
Spread the love

Në Prishtinë u protestua kundër qeverisë Kurti, më saktë kundër ligjit për pagën minimale që u votua në Kuvend, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.

Ndaj ishin veteranët e UÇK-së dhe opozita që akuzuan Vetëvendosjen se bashkë me Milan Radojçiçin e Listës Serbe kanë rënë dakord për të përjashtuar veteranët nga ligji për pagën minimale, duke aluduar kështu pas një audiopërgjimi me protagonist Mimoza Kusari Lila-jn, drejtuesen e grupit parlamentar të VV.

Disa nga pankartat i dedikoheshin pikërisht asaj.

U kërkua gjithashtu nga presidentja Vjosa Osmani që të kthejë mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Më konkretisht, ligji për pagën minimale parashikon rritjen e saj nga 170 në 264 euro, por në të nuk janë përfshirë nga qeveria pensionet e veteranëve të cilët vazhdojnë të marrin nga 170 euro.

“Thirrje presidentes Vjosa Osmani të mos e dekretojë ligjin që i përbuzë veteranët e UÇK-së përndryshe do të perballeni me veteranët. Nuk do të lejojmë të shkelemi e shtypemi”, tha veterani Avni Ajeti.

Por ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla hodhi akuza të rënda drejt organizimit të këtij tubimi, duke e cilësuar atë si “luftë hibride” të Serbisë, me arsyetimin se protesta vjen në kohën kur Vuçiç po e humb betejën në terren me kryeministrin Albin Kurti.

Këto pohime sollën reagimet e ashpra të lidërve partive opozitare.

“Qeveria kërkon përplasje. Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha, qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje. Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj”, shkroi Memli Krasniqi i PDK-së.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kërkoi shkarkimin e Sveçlës, duke i cilësuar deklaratat e tij si “ofenduese, nxitëse e të pamatura”.

Ramush Haradinaj ishte edhe më i ashpër teksa shkroi: “Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu”.

Interesante në protest qe prania e madhe e flamurit amerikan, krah atij të UÇK-së, ku nuk mungonte dhe ai shqiptar. Si një mesazh ky për Kurtin që s’bën të jetë kundër SHBA-së dhe Shqipërisë. tesheshi.com/

You may also like