Protesta me mijëra topa para selisë së FIFA-s për punëtorët që humbën jetën në Katar

by admin
Spread the love

Artisti gjerman, Volker-Johannes Trieb dhe Shoqata Kombëtare e të Drejtave të Punëtorëve, protestuan të premten përpara selisë së FIFA-s në Zuerich, pak orë para tërheqjes së shortit për grupet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”, përcjellë AFP.

Protesta përfshinte shkarkimin e 6500 topave të futbollit të mbushur me rërë dhe secili top simbolizonte jetën e humbur të një punëtori nga Lindja e Largët që ka punuar në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme që Katari ta pret Botërorin, i cili do të mbahet në fund të këtij viti.

Në secilin top ishte i shkruar mesazhi në gjuhën gjermane dhe angleze: “ndërgjegje botërore, je një njollë turpi”.

Më herët është raportuar se 6500 punëtorë, kryesisht nga vendet e Azisë Juglindore, kanë humbur jetën duke punuar në zonën e Katarit që nga viti 2010.

Sipas autoriteteve të Katarit, kjo shkallë vdekshmërie nuk është e lartë, duke qenë se në Lindjen e Mesme janë rreth 1.4 milionë punëtorë nga Azia Juglindore.

Artisti Volker-Johannes Trieb, i cili inicoi protestën, tha se punëtorët “trajtoheshin si skllevër” dhe se ata “po vdisnin nga nxehtësia, lodhja dhe mungesa e masave mbrojtëse”. Megjithatë, sipas tij, “kjo ishte e pranueshme nga FIFA dhe Qeveria e Katarit”.

You may also like