Propozim-vendimi për formimin e komisionit anketues për rastin Onkologjia para Komisionit për sistem politik

by admin
Spread the love

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot do të diskutojë për Propozim-vendimin për formimin e komisionit anketues për rastin Onkologjia, pas informacioneve për keqpërdorime të terapisë biologjike për pacientët onkologjikë. ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji për të cilën tashmë është hapur hetimi. Formimi i komisionit anketues është me nënshkrimet e 20 deputetëve të opozitës VMRO-DPMNE, e cila javën e kaluar i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi kërkesë me propozim-vendim për formimin e komisionit.

Përveç VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, formimin e një komisioni të tillë anketues e përkrahin edhe LSDM-ja në pushtet dhe partnerët e tyre në koalicion, ndërsa deputetët e BDI-së konsiderojnë se prokuroria dhe institucionet kompetente duhet ta bëjnë punën e tyre.

Propozim-vendimi përmban 8 nene dhe parashikon formimin e një komisioni anketues për, siç thuhet në dokument, “analizën e të gjitha dokumenteve në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë në ISHP me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë politike zyrtarëve qeveritare dhe shëndetësorë në lidhje me këtë aferë.

Siç qëndron në propozimin e deputetëve të opozitës, komisioni anketues duhet ta përcaktojë kronologjinë e ngjarjeve dhe rrethanave që kanë të bëjnë me kompetencën e këtij Komisioni, do të përcaktojë përgjegjësinë politike dhe do të konstatojë shkelje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore nga Kuvendi, duhet të përcaktojë nëse me ketë skandal në ISHP universitetin janë kërcënuar të drejtat elementare njerëzore të pacientëve që janë mjekuar që nga momenti i nxjerrjes jashtë përdorimit të KATO sistemit për përgatitijen e cistostatikëve. Pastaj komisioni anketues do të përgatisë raporte të cilat do t’i dorëzohen Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë.

Propozohet që komisioni anketues të përbëhet nga 13 anëtarë dhe zëvendësit e tyre, prej të cilëve: gjashtë anëtarë të propozuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, katër anëtarë nga grupi parlamentar i LSDM-së, dy anëtarë nga grupi parlamentar i BDI-së dhe një anëtar nga Aleanca për Shqiptarët. Kryetari dhe zëvendëskryetari duhet të zgjidhen nga radhët e anëtarëve të Komisionit Anketues nga Kuvendi me propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime nga radhët e deputetëve të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

Gjithashtu propozohet që seancat e komisionit anketues të mbahen në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, vendimet të merren me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve dhe seancat të jenë publike, përveç rasteve kur vendoset ndryshe në pajtim me Rregulloren e Punës. Çdo dëshmitar ose ekspert i ftuar për të dhënë deklaratë para Komisionit anketues ka detyrimin të paraqitet para Komisionit anketues dhe ka të drejtë të kërkojë që t’i ofrohet një seancë me dyer të mbyllura të Komisionit. Nëse vendoset që pas përfundimit të saj të mbahet seanca e mbyllur e Komisionit Anketues, kryetari përgatit një raport të posaçëm.

Propozohet që çdo grup parlamentar të ketë të drejtë të propozojë listën e dëshmitarëve dhe/ose ekspertëve që do të pranohen pa votim dhe të njëjtit do të ftohen të japin deklaratë para komisionit. Sapo të gjithë personat të kenë dhënë një deklaratë, grupet parlamentare do të mund të propozojnë lista të reja të dëshmitarëve dhe/ose ekspertëve.

Bazuar në të gjeturat, në Propozim-vendim sugjerohet që komisioni anketzes të përgatisë dhe t’i dorëzojë Kuvendit raport jo më vonë se një muaj pas përfundimit të punës së Komisionit anketues.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan formimin e komisionit anketues për rastin e Onkologjisë pasi në opinion dolën informacione për keqpërdorime të terapisë biologjike për pacientët onkologjikë dhe shitjen e saj, për të cilën tashmë është hapur hetim.

Në sqarimin e kërkesës thonë se parashtrojnë Propozimin për Vendim për formimin e këtij Komisioni anketues për shkak të aferës skandaloze të ndodhur në ISHP Klinikën Universitare të Radiologjisë dhe Onkologjisë.

MARKETING




You may also like