Propozim i gjelbër/ Investimet e gazit natyror dhe centralet bërthamore, miqësore me mjedisin

by admin
Spread the love

Propozimi, i quajtur zyrtarisht si “Taksonomia e BE-së”, u publikua në dhjetorin e kaluar nga Komisioni Evropian, si një listë e aktiviteteve ekonomike që investitorët mund të etiketojnë dhe tregtojnë nën siglën “e gjelbër”.

Mocioni për të bllokuar këtë propozim mori 278 vota pro, 328 kundër dhe 33 abstenime. Nëse 20 nga 27 shtetet anëtare të BE-së nuk do ta kundërshtojnë propozimin, ai do të miratohet si ligj.

Sipas Deutsche Welle propozimi hasi fillimisht rezistencë nga disa shtete anëtare të BE -së, duke mbështetur fuqimisht etiketën “e gjelbër” për gazin natyror dhe energjinë bërthamore.

Ndërkohë Gjermania, e cila ka ndërprerë projektin e saj për centralet bërthamore, e kundërshtoi planin.

Disa grupe ambientaliste dhe ligjvënës të BE-së kanë pasur gjithashtu kritika, të cilat kanë arritur deri në kërcënime.

Austria dhe Luksemburgu kanë kërcënuar se do të padisin BE-në nëse plani miratohet., megjithatë propozimi ka mbështetjen e shumicës.

Rusia përfiton nga etiketimi mbi gazin:

Ulja drastike e furnizimeve të gazit rus në Evropë javët e fundit ka shkaktuar më shumë kundërshtim ndaj klasifikimit të gazit si “i gjelbër”.

“Është politikë e ndyrë dhe rezultat fyes ky i etiketimit të gazit dhe energjisë bërthamore si “të gjelbër”, dhe dërgimi ‘lumë’ i parave në arkën e luftës së Putinit. Do ta çojmë këtë çështje në gjykatë”, tha Adriana Rodrigo.

Paul Tang, ligjvënës hollandez i BE-së, e kritikoi këtë plan me argumentimin se ai është ndikuar nga lobi i Gazprom dhe Rosneft, dy kompanive ruse të energjisë.

Ku qëndron Gjermania në këtë situatë:

Fillimisht Gjermania e kundërshtoi propozimin e Komisionit Evropian për ta etiketuar energjinë bërthamore si “të gjelbër”. Gjatë së mërkurës Steffen Hebestreit, zëdhënës i kancelarit gjerman Olaf Scholz tha se Berlini i qëndron këtij pozicionimi dhe e konsideron energjinë bërthamore si të paqndrueshme.

“Sidoqoftë, qeveria gjermane beson se taksonomia është një instrument i rëndësishëm për arritjen e objektivave të mbrojtjes së klimës, sepse është e qartë se gazi natyror është një teknologji e rëndësishme drejt rrugës së neutralitetit ndaj karbonit”, u shpreh Hebestreit.

You may also like