Prodhuesi italian i verës vdes në depozitën e ‘prosecco-s’ teksa përpiqej të shpëtonte kolegun e plagosur (fotot)

by admin
Spread the love

Një profesionist verërash në verilindje të Italisë ka humbur jetën pasi ra brenda depozitës së verës së bardhë ‘prosecco’ duke u përpjekur të shpëtonte kolegun e tij qe mbeti i plagosur rëndë.

46 vjeccari Marco Bettolini, po punonte në mirëmbajtjen e punishtes Ca’ di Rajo në provincën e Treviso më 14 shtator, kur pa se miku e kolegu i tij Alberto Pin nuk po ndjehej mirë.

Me sa duket avujt e procesit të fermentimit kishin bërë të ndjehej keq menaxherin që po punonte brenda depozitës që kishte ende pak verë në fund të saj, shkruan e përditshmja vendase La Tribuna di Treviso.

Bettolini zbriti në depozitë duke u përpjekur të shpëtonte zotin Pin në incidentin e orës 2 pasdite, por u rrëzua dhe goditi kokën në metal.

Gazeta shkruante se edhe personi i dytë mund të ishte alivanisur nga avujt e fermentimit dhe kishte humbur ekuilibrin.

31 vjeçari Pin, u dërgua në spitalin e Treviso ku mbetej në gjendje serioze po të qëndrueshme, shkruante rrjeti News Italy 24.

Pronari i punishtes Simone Cecchetto, shprehte keqardhjen për mediat: “Jemi të shtangur nga dhimbja, për ne ata ishin si dy vëllezër, si bijtë tanë”.

“Mendimet tona shkojnë për familjet e tyre, për këta dy djem që ishin rritur me ne. Lutemi që i plagosuri të rikuperohet sa më shpejt.’

Autopsia pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes së zotit Bettolini.

Të dy burrat kishin eksperiencë të gjatë në punën e tyre dhe nuk shpjegohet sesi mund të pësonin një aksident kaq të rëndë në punën që bënin prej shumë vitesh.

Prokurorët italianë kanë nisur hetimet dhe kanë izoluar vendin e incidentit.

Kryeprokurori Marco Martani tha: “Me sa kemi mësuar nga policia gjyqësore asnjë prej tyre nuk duhet të kishte hyrë në depozitën e fermentimit pasi mirëmbajtja e saj është bërë nga kompani të specializuara me maska apo sisteme kundër rrezikut të helmimit nga gazi.”