Pritja merr fund, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të parë

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të parë. Media “Icon Style” ka mësuar se Einxhel Shkira ka sjellë në jetë djalin e saj me Dj Dagz mbrëmjen e djeshme.

Burime për këtë media bëjnë me dije se Einxhel është aktualisht në një prej materniteteve shtetërore në Tiranë. Megjithëse fillimisht e mbajti hermetike dhe e mohoi, tanimë moderatorja Einxhel Shkira ka vendosur që të ndajë me fansat e saj të gjitha detajet e shtatzënisë.

Moderatorja ka zhvilluar së fundmi një intervistë me revistën “Who” ku ka rrëfyer detaje nga “jeta e saj e re.” Dhe sigurisht nuk mund të mungonte një pyetje rreth dasmës. “Dasmën më shumë e kemi diskutuar brenda në “Big Brother”, sesa jashtë tij.

Me shtatzëninë dhe tani me pritjen e djalit tonë, gjithçka tjetër ka kaluar në plan të dytë. Propozimi erdhi kur më pak e prisja, sepse mendoja se mendoja se e kishim superuar si akt, duke qenë se tashmë do të bëhemi prindër.

Megjithatë, atë ditë do të doja që të dy ta shijonim siç ne dimë, së bashku me miqtë tanë më të mirë, gjë e cila për momentin është jashtë mundësive të mia fizike. Do ndodhë patjetër, sepse i dua ato foto e kujtime në jetën tonë, por s’e kur, nuk di të them një ditë apo kohë të caktuar”- rrëfeu Einxhel pak kohë më parë.

You may also like