Pritja mbaroi, Charles De Ketelaere është zyrtarisht një “djall”

by admin
Spread the love

Ka nisur zyrtarisht aventura e Charles De Ketelaere me fanellën e Milanit. Talenti belg, që erdhi nga Club Brugge për 32 milionë plus 3 bonus, ka firmosur zyrtarisht kontratën që e lidh me kuqezinjtë deri në 30 qershor të vitit 2027.

Në 5 vitet që do të qëndrojë në Milano, lojtari do të përfitojë 2.3 milionë euro në sezon dhe do të veshë fanellën me numrin 90-të, të njëjtën që mbante tek klubi belg, ku shënoi 25 gola në 120 ndeshje të luajtura.

Drejtuesit e Milanit i dhurojnë Piolit një xhol, pasi De Ketelaere mund të luajë edhe në mesfushë edhe në vijën e parë të sulmit. / Oversport.tv

Foto: ac milan Twitter

 

You may also like