Premtuam kryeministër shqiptar e dalëngadalë po i del “peri” asaj ideje – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Sarajit dhe Sekretar organizativ në BDi, Blerim Bexheti nga takimi me rininë e Shkupit ka dërguar disa mesazhe drejt kreut të BDI-së dhe funksionarëve të partisë. Bexheti theksoi se nuk dëshiron që t’i keqpërdorin bisedat e brendshme me Ali Ahmetin, sidomos ato për votimin e qeverisë, pas zgejdhjeve kur nga kjo parti premtuan kryeministër shqiptar. Në këtë mbledhje sipas Bexhetit, përfaqësuesit e grupit të të pakënaqurve nuk kanë marrë pjesë, përcjell KlanM.

Mosmarrjen e “kryeministrit shqiptar” në fillim të mandatit, Bexheti thotë se e kanë kaluar me turp.

“Pas zgjedhjeve parlamentare ku kërkuiam kryeministër shqiptar, ne patëm një konferenceë ku doli e kundërta, ku zëvendëskryeministri tha ‘jemi një’. Ajo fjali mbeti në gjysmë dhe ngadalë ngadalë po i del peri asaj ideje”, deklaroi Bexheti, përcjell KlanM.

Sipas Bexhetit, grupi i të pakënaqurve kanë qenë të detyruar të dalin publikisht pasi disa funksionarë, sipas tij paraqiten si uzurpatorë të partisë.

“Në Këshillin e Përgjithshëm, as kryeministri e as ministrat nuk kanë legjitimitet partiak pasi nuk kanë kaluar në Këshillin e Përgjithshëm. Dhe Talati që na thotë se e kemi humbur rrugën në oborr, si duket akoma pa dalur prej Parlamentit e ka gabuar derën e daljes dhe as në oborr nuk është afruar që të na tregojë neve rrugën edhe pse jemi miq të mirë”, deklaroi Blerim Bexheti.

Bexheti ngirti dyshime edhe për dorëheqjen e Zaevit dhe votimit të qeverisë së Kovaçevskit. Sipas tij, edhe ministrat e BDI-së duhej të kalonin sërish në filtrat e partisë.

“Kur jep dorëheqje kryeministri, çdo student i vitit të parë të fakultetit juridik e di që gjithë ministrat janë në dorëheqje dhe duhet t’i nënshtrhen një votëbesimi partiak. Kjo nuk ndodhi dhe ne të gjitha këta i kemi përbirë”, theksoi Bexheti.

Kjo betejë sipas Bexhetit, nuk bëhet për interesa personale./KlanMacedonia

You may also like